Vendosni fjalën kyçe....

Zhduket kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, bashkëshorti bën denoncimin në Polici


Klaudia Marku

Zhduket kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku. Denoncimi në polici është bërë nga bashkëshorti i kësaj të fundit, i cili ka thënë se ka humbur kontaktet me gruan pasi ajo është larguar nga banesa.

Menjëherë pas denoncimit, policia njofton se ka nisur kërkimet dhe Prokuroria ka regjistruar rastin.

“Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe.

Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj.

Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk ka të dhëna mbi largimin e Markut nga banesa, por hetimet fillestare të policisë janë të përqendruara kryesisht në konfliktet e mundshme familjare.