Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Klodian Zoto në kërkim prej 1 viti, Bashkia e Tiranës i paguan 29 mijë euro në ditë


Në  një emisionin live tek Syri tv, Monika Kryemadhi, ka folur mbi pamjet filmike që janë publikuar nga jao ditët e fundit. Ajo është shprehur se SPAK, duhet ti verifikojnë kompanitë off shore,.

Përsa i përket kompanive offshore, këtë e ka për detyrë SPAK-u me Bankën e Shqipërisë. Të verifikojnë kompanitë off shore. Qeveria shqiptare ka në dorë vetëm një gjë. Duke marrë kontratën në dorë dhe duke mbikëqyrur se çfarë ndodh atje, ka për të detyrë të zbatojë kontratën që të mos paguajë para, shprehet Kryemadhi.

Ajo ka hedhur akuza ndaj SPAK, duke thënë se ky organ lejon bashkinë e Tiranës që të paguajë 29 euro për ton, ndërkohë që Klodian Zoto ndodhet në kërkim prej 1 viti.

“Dhe SPAK-u, duke qenë se prej një viti është në kërkim administratori i inceneratorit të Tiranës, lejon bashkinë e Tiranës që të paguajë 29 euro për ton. 1 mijë ton në ditë plehra, i thonë 29 mijë euro në ditë me njeriun që është në kërkim nga drejtësia shqiptare. Kaq është e mjaftueshme. Banka e nivelit të dytë i derdh paratë në numrin e llogarisë që i ka dhënë ajo. Ti nuk e di kush është pronari i atij që merr numrin e llogarisë bankare dhe kush janë atje pronarë dhe çfarë bëjnë ato para dhe ku shkojnë. Se ti me off shore i derdh paratë dhe po në off shore të vijnë paratë për investime,” deklaron Kryemadhi.