Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja e re, zbulohen emrat e dy aplikantëve të parë


Kreu i Kuvendit, Ruçi, ka kërkuar ditën e sotme ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të zgjedhë 12 anëtarët e rinj të KQZ-së.

Ai u ka dërguar letër të gjitha partive politike në vend duke përfshirë opozitën jashtëparlamentare si dhe të gjithë grupeve parlamentare që të sjellin propozimet e tyre për përfaqësuesit e tyre në këtë komision.

Afati i fundit i dorëzimit të emrave të përfaqësuesve në komision është data 9 shtator. Siç raporton TCH, dy emrat e parë që kanë aplikuar janë Naim Mëçalla për të katër pozicionet  e organeve të reja të KQZ-së dhe Redinela Beqiraj për Komisionin e Ankimimit.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat parlamentare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve duke respektuar masat anti-Covid, ndërsa është zgjatur orari i qëndrimit të tyre në sallën e Kuvendit ku nga 2 orë, seancat do të zhvillohen 4 orë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *