Vendosni fjalën kyçe....

Peshkatarët kapin një krijesë deti të tejdukshme


Deti mbart krijesat më të mistershme të planetit tonë. Ne ende nuk kemi zbuluar një përqindje të madhe të krijesave që jetojnë në ujrat e thella. 

Peshkatarët kanë mundur të nxjerrin një krijesë të vogël nga deti, të pazbuluar më parë, e cila është e tejdukshme dhe mjaft e çuditshme.

Në një video të shkurtër, të postuar nga vet ata, vihet re se kjo krijesë është shumw e vogël, por mbase mund të mos keni dëshirë ta mbani atë në dorë.

“Krijesa e kapur ka një trup transparent me pamje xhelatinoze, i cili mban lart një kokë cuditshme me disa këmbë, ose krahë, ose çfarëdo që janë në të vërtetë, madje duket gjithashtu se ka sy dhe gojë, megjithëse pa qenë një biolog detar – ose ndoshta një ekspert në krijesat jashtëtokësore me një pastrim të lartë të sigurisë – është shumë e vështirë të thuhet”, tha peshkatari.

Gjithsesi, videoja është marrë pak kohë më parë, por është rishfaqur sërish pasi është shpërndarë në rrjetet sociale gjerësisht.