Vendosni fjalën kyçe....

25 viktima nga zjarret në Kaliforninë Veriore


Nga zjarret në Kaliforninë Veriore kanë humbur jetën 25 persona.  Autoritetet vendase kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në veri të Kalifornisë për të ndihmuar në lehtësimin e përpjekjeve të shpëtimit.

Sherifi i qarkut Butte, Kory Honea njoftoi se 14 viktima u gjetën të vdekur brenda dhe jashtë shtëpive apo makinave të tyre. Njoftimi të shtunën e çon në 25 numrin e njerëzve që kanë vdekur gjatë këtyre ditëve nga zjarret në Kaliforninë veriore dhe atë jugore.

Sipas BBC i gjithë qyteti luksoz i Malibusë është evakuuar, dhe një vend historik ku filmoheshin filmat Western është shkatërruar pas shpërthimit të zjarrit. Vatra e zjarrit Woolsey po kërcënon rreth 75 mijë shtëpi në rrethin Ventura, në veriperëndim të Los Anxhelosit.

Burimi: BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *