Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër aksident në Divjakë, makina del nga rruga humb jetën pasagjerja, lëndohet drejtuesja


Në Divjakë, është shënuar një tjetër aksident rrugor me pasoja fate për jetën.

Policia njofton se drejtuesja e mjetit tip “Opel” ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rrugë, e si pasojë nëna e saj që ishte pasagjere, ka ndërruar jetë.

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Ndërsa në një aksident tjetër këtë pasdite në zonën e Divjakës humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë