Vendosni fjalën kyçe....

Rama ndan videon: Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe 2


Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon nga lëshimi në hapësirë Albania 1 dhe 2.

Satelitët janë lëshuar nga Cape Canaveral në Florida nga raketë Falcon 9 e misionit të SpaceX.

Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”-shkruan Rama.

Satelitët do ti kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 6 milionë euro për 3 vjet.