Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Divjakë, humbet jetën një person, plagosen 4 të tjerë


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, ku shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë plagosur pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.