Vendosni fjalën kyçe....

Ish-sekretarja që u dënua se ndihmoi në vrasjet në kampet naziste do apelojë vendimin e gjykatës gjermane


Një ish-sekretare e kampit të përqendrimit nazist, do të apelojë dënimin e saj, sipas një gjykate gjermane.

Irmgard Furchner, 97 vjeç, u shpall fajtore javën e kaluar me akuzat se ka qenë ndihmëse në 10,505 vrasje në kampin Stutthof gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo u dënua gjithashtu si ndihmëse në tentativë vrasje në pesë raste dhe u dënua me dy vjet me kusht.

Por Furchner ka thënë se do të apelojë vendimin e gjykatës shtetërore Itzehoe, shkruan Euronews.

Një avokat i bashkëpaditësit ka paraqitur veçmas një ankesë në Gjykatën Federale të Drejtësisë.

Sipas ligjit gjerman, kushdo që ka ndihmuar kampet naziste të vdekjes dhe kampet e përqendrimit të funksionojnë mund të ndiqet penalisht si ndihmës në vrasjet të kryera atje.

Furchner ishte sekretare e komandantit të kampit Stutthof pranë Danzig-tani qyteti polak i Gdanskut- midis qershorit 1943 dhe prillit 1945.

Por avokatët mbrojtës kanë argumentuar se ajo nuk dinte për vrasjet sistematike në kamp dhe se nuk kishte prova siç kërkohet për përgjegjësinë penale.

Gjykatësi i gjykatës Itzehoe kishte gjetur se ishte “e paimagjinueshme” që Furchner të mos dinte për vrasjet.