Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen tri makina në Elbasan, lëndohet lehtë një grua shtatzënë


Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Tiranë -Elbasan. Mësohet se tre automjete janë përplasur rreth orës 06:15 të mëngjesit në këtë aks rrugor, në afërsi të Rrethrrotullimit të Bradasheshit. Njëra nga makinat si pasojë e përfshirjes në këtë aksident ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur.

E lënduar nga ky aksident ka mbetur një grua shtatzënë, e cila sipas mjekëve fatmirësisht nuk ka asnjë lloj rreziku për foshnjën apo atë vetë..

Drejtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe personat e tjerë që po udhëtonin në to nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmtimi.

Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ky aksident, por policia paraprakisht dyshon për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve që qarkullonte nga Elbasani drejt Tiranës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *