Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i OBSH-së: Fundi i pandemisë është ende shumë larg, masat nuk po zbatohen siç duhet


Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se përfundimi i pandemisë është ende shumë larg, por sipas tij mund të vihet nën kontroll në disa muaj me masat e duhura.

Deri më tani rreth 780 milion vaksina janë administruar globalisht, por masat duke përfshirë mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës fizike duhet të zbatohen për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim shoqëritë dhe ekonomitë që hapen dhe udhëtimet e tregtia të rifillojnë.”-tha Tedros në një konferencë për shtyp, citon Reuters.

Ai shton: “Por tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin – dhe është plotësisht e shmangshme.”

“Pandemia e COVID19 ka një rrugë e gjatë përpara. Por kemi shumë arsye për optimizëm. Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen.”– thotë Tedros i cili shton se arsyeja pse transmetimi i virusit po ndihmohet nga “konfuzioni, vetëkënaqësia dhe mospërputhja në masat e shëndetit publik”.

India e ka tejkaluar Brazilin duke u bërë vendi me numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në të gjithë botën pas Shteteve të Bashkuara, pasi po lufton me një valë të dytë të infeksionit.

“Tani jemi në një pikë kritike të pandemisë, trajektorja e kësaj pandemie po rritet për javën e 7-të me radhë.”– tha udhëheqësja e ekipit të OBSH-së për COVID-19, Maria van Kerkhove.

Tedros tha se në disa vende, pavarësisht transmetimit të vazhdueshëm, restorantet dhe klubet e natës ishin plot dhe tregjet ishin të hapura dhe të mbushura me njerëz.

“Disa njerëz duket se po ndjekin qasjen se nëse janë relativisht të rinj, nuk ka rëndësi nëse e marrin Covidin.”– tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *