Vendosni fjalën kyçe....

Rinis me debate seanca parlamentare, Noka bllokon foltoren


Ka rinisur me debate seanca plenare. Deputeti Flamur Noka ka bllokuar foltoren duke i kërkuar vazhdimisht llogari kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

“Për ju zonjë ndiej keqardhje që keni lejuar të keqpërdoreni politikisht pafund që kur jeni ulur në atë karrige. Keqpërdorimi politik është kur ti nuk respekton rregulloren dhe Kushtetutën, por merresh me letra bakalli. Rregullorja imponon vullnetin e deputetit për të zgjedhur grupin parlamentar që dëshiron. Ne na kanë zgjedhur demokratët nuk na ka zgjedhur “Rilindja” që të rrotullosh ti lapsin nga të duash. Jepu deputetëve vendimin që mbi mbazën e të cilit këta deputetë janë shpallur armiq dhe që pjesa tjetër është mik me kryeministrin

Në të kundërt nuk ka vendim, për sa kohë nuk ka vendim, ti je e para që do shkosh për ndjekje penale për shkelje të kushtetutës!”– e paralajmëroi Noka Nikollën.

Kryeparlamentarja i tërhoqi disa herë vëmendjen deputetit.

“Ju lutem lironi foltoren që të vijojmë me seancën.

Nëse doni të merrni peng Parlamentin e Shqipërisë e keni shumë gabim.

Ju lutem.

Unë nuk jam këtu për të zgjidhur çështjet tuaja të brendshme, jam këtu për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë. Ju lutem!”- tha Nikolla.

“Bibla që ju thoni dhe që është rregullorja e Kuvendit më … kështu ka qenë jetë e mot në Kuvendin e Shqipërisë sa kohë keni qenë ju deputetë dhe ka patur largime nga grupet parlamentare edhe kur keni qenë ju në maxhorancë, edhe në opozitë.

Ju tërheq vëmendjen për zënien e foltores”– shtoi kryeparlamentarja.