Vendosni fjalën kyçe....

Policia belge arreston 2 shqiptarë, përplasin makinën gjatë ndjekjes, në operacion edhe 1 helikopter


Sipas një deklarate të policisë Belge, janë arrestuar dy shqipëtarë të cilët dyshohen se janë përfshirë në grabitje të ndryshme, sipas mediave të huaja.

Autoritetet thanë se një person i tertë u arratis.

Policia ka ndjekur makinën e tyre me targa holandeze, ndërkohë operacionit, sipas policisë i është bashkuar edhe një helikopter,

Fillimisht operacioni u krye nga policia dhe në momentin që u kërkuan të ndalonin, autorët janë larguar me shpejtësi me makinë duke u përplasur edhe me automjetin e policisë,. Ndërkohë operacionit iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre , ndërsa personi i tretë u arratis. “Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet.