Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje me thikë në një dyqan bizhuterish në Vlorë, policia në kërkim të autorit


Një person ka arritur të grabisë disa bizhuteri në një biznes në Vlorë, duke kërcënuar punonjësit me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Lef Sallata”, ndërsa pas grabitjes ai ka mundur të largohet.

Policia po punon për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit, për të cilin nuk ka ende të dhëna.

Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.