Vendosni fjalën kyçe....

Shehi: Berisha e Basha e njëjta monedhë, nuk i bashkohem protestës


Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për emisionin “Frontline Interview” në Report TV deklaroi se nuk do marrë pjesë në protestën e opozitës që organizohet javën e ardhshme (20 shkurt).

Sipas tij, protesta po bëhet kush është lideri opozitar apo grupi më i fortë.

“Do ta gjykoj. Deri më sot nuk jam në protestë. Më duket sikur ky aksioni opozitar nuk po ndërton ndonjë gjë opozitare. Nuk shikoj asgjë racionale. Aksioni e ka nxjerrë opozitën nga parlamenti. Aksioni mund të kishte njëfarë vlere deri për vit të ri, deri në dhjetor…”. Sepse protesta po bëhet kush është lideri opozitar apo grupi më i fortë. Unë mendoj se protestat duhen bërë me një platformë politike. U bë shumë kohë kemi dy vjet de gjysmë që merremi kush është grupi më i madh më i vogël, të jemi me Berishën apo Bashën”-tha Shehi.

Shehi bëri thirrje kolegëve të partive të vogla që të ndërtojnë një rrugë të re pasi Berisha e Basha janë e njëjta monedhë.

Berisha dhe Basha janë e njëjta monedhë, ndaç ktheje kështu ndaç ashtu 10 lekë bën monedha. Hajde të ndërtojmë një rrugë të re, u bëj thirrje të gjithë kolegëve”, shtoi Shehu.