Vendosni fjalën kyçe....

Holanda ‘i ngrin buzëqeshjen’ Argjentinës, barazon në minutën e fundit shtesë


Holanda ka arritur të barazojë në minutën e 10-të shtesë të ndeshjes çerekfinale ndaj Argjentinës duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Sfida pati ritëm të lartë me Argjentinën që shënoi e para në minutën e 35’ me Molina. Me nisjen e së dytës, Argjentina shënoi edhe golin e dytë me Mesin në minutën e 73’, që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pas kësaj holandezët u zgjuan duke rritur presionin e duke shkurtuar rezultatin në minutën e 83’ me Weghorst. Në minutat e fundit shtesë ‘tulipanët’  arritën të bëjnë mrekullinë sërish me Weghorst në minutën e 100′ duke barazuar e duke e çuar ndeshjen në shtesa.