Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Fieri: Rama shkatërroi përfaqësimin e qytetarëve me reformën territoriale, rri në pushtet në mënyrën më të paligjshme


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama se e përdori reformën territoriale për centralizimin e pushtetit dhe për përdorimin e tij për zgjedhje.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Fierit, ai tha se reforma territoriale e Ramës ka zëvendësuar të zgjedhurit nga populli në bashki e këshilla bashkiakë me të emëruarit e tij.

“Edi Rama është armik jo vetëm i demokratëve por edhe i socialistëve. Ai s’e bëri këtë vetëm në një ditë. E para ku ai e nisi është reforma territoriale. Me të ai shkatërroi përfaqësimin e qytetarëve. Qytetarët zgjidhnin dikur 420 kryetarë bashkish e mijëra këshilltarë e kishin shpërqendrim të shërbimeve ndaj tyre. Rama e përdori reformën për parime të kundërta. Ai e centralizoi pushtetin. Sot ke me qindra zona, fshatra që nuk përfaqësohen nga asnjë këshilltar. Zëvendësoi të zgjedhurit me të emëruarit e partisë. Ata s’u japin qytetarëve asnjë llogari, i japin vetëm atij që e emëron.” – tha Berisha.