Vendosni fjalën kyçe....

“Komisioni i Jashtëm në PE ka kërkuar hetimin e Komisionerit për Zgjerim Varhelyi” – Eurodeputeti holandez


Deputeti i Parlamentit Evropian Thijs Reuten ka deklaruar se Komisioni për Punët e Jashtme ka kërkuar një hetim ndaj Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se Varhelyi dyshohet seminon qëllimisht demoracinë e reformat e sundimit të ligjit në vendet e BE-së.

Reuten është eruodeputet holandez i Partisë Laburiste.

“Lajm i fundit. Komisioni i Parlamentit për Punët e Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit të Zgjerimit Z. Várhelyi, lidhur me raportet se ai minon qëllimisht qendrën e demokracisë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë të anëtarësohen në BE. Kontrolloni amendamentin tonë.”­ – shkruan ai në Twitter.

Përplasja mes Budapestit e Brukselit vijon prej shumë muajsh. Në qendër të tyre kanë qenë të drejtat e komunitetit LGBTQ, sistemi i drejtësisë në vend e kriza e migrantëve të paligjshëm me Brukselin që i kërkon Hungarisë të mos i mbyllë kufijtë e të mbajë pjesën e tij të barrës.

Së fundmi tensionet janë shtuar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës lidhur me sanksionet që BE-ja i vendosi Moskës. Hungaria i ka kundërshtuar ato si joproduktive dhe se po dëmtojnë më shumë BE-në sesa Rusinë.