Vendosni fjalën kyçe....

Trupat e dy foshnjave gjenden të ngrira në frigoriferin e një banese në Francë, arrestohet një grua


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku janë trupat e ngrirë të dy foshnjave u gjetën në një frigorifer. Sipas medieve franceze, ngjarja është zbuluar të enjten, në qytetin Bédoin, në shtëpinë e një gruaje 41-vjeçare e cila është marrë në paraburgim.

Në këtë fazë të hetimit është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe lidhjet e tyre të mundshme mes tyre apo me gruan e arrestuar nga policia.

“Është e vështirë në këtë fazë të japësh detaje.”– këmbënguli prokurorja Hélène Mourges, duke shtuar se “janë marrë mostra” për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve.

“Autopsia do të na tregojë më shumë.”– shtoi prokurorja duke saktësuar se ajo mund të bëhet vetëm brenda “një kohe të caktuar”, “sepse janë marrë të gjitha masat për të ruajtur të gjitha provat shkencore”.