Vendosni fjalën kyçe....

Anglia e SHBA-ja kalojnë më tej, amerikanët vuajnë deri minutën e fundit


Anglia e SHBA-janë dy kombëtaret që i bashkohen valles së ekipeve të kualifikuara në fazën tjetër të Botërorit të Katarit.

Më herët Holanda e Senegali arritën të presin biletën për më tej. Anglia mundi lehtë Uellsin 3-0 në derbin britanik duke mos vuajtur për asnjë çast dhe duke e mos e vënë aspak në dyshim rezultatin.

Golat për anglezët u shënuan nga Rashford e Foden. Ndeshja tjetër ishte më e ekuilibruar. SHBA-ja arriti të fitonte ngushtësisht 1-0 por kjo i mjaftoi.

Irani bëri një pjesë të dytë mjaft të mirë duke iu afruar në disa raste barazimit që do e kualifikonte, po nuk mundi dot.

Ditën e nesërme luhen ndeshjet e Grupeve C e D me ndeshjet Arabi Saudite-Meksikë, Poloni-Argjentinë në Grupin C e Australi-Danimarkë e Tunizi-Francë në Grupin D.