Vendosni fjalën kyçe....

Boçi për protestën e 6 dhjetorit:  Do jetë paqësore, asnjë problem për samitin


Nënkryetari i PD-së deklaroi mbrëmjen e sotme se protesta e 6 dhjetorit e opozitës nuk e cenon aspak samitin BE-Ballkani perëndimor që mbahet në të njëjtën ditë në Tiranë.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, Boçi, tha se samiti mbahet në Pallatin e Kongreseve ndërsa protesta para kryeministrisë e sipas tij largësia mes të dyjave është e mjaftueshme për të mos pasur ngërç për sa i përket vendit të protestës, për më tepër që ato janë paqësore.

“Nuk besoj se bashkia ka kompetencë për të ndërhyrë në raste të protestës së opozitës. Çështja e reagimit të policisë apo këmbënguljes sonë nuk ka pasur vendim për vendin e zhvillimit të samitit dhe ka qenë vendim i mëpasshëm. Largësia e Pallatit të Kongreseve është optimale në raport me Kryeministrinë. Ndoshta policia e ekzagjeron, dihet që samitet duan masa të rrepta, por nga konfigurimi i shesheve, janë të mjaftueshme që të mos krijohet ky ngërç për vendin e tubimit, aq më tepër që tubimet e opozitës janë paqësore. Duhet të zhvillohen aty ku qytetari kërkon të shprehë protestën e tij.” – tha Boçi.

Ai shtoi më tej se protesta do nxisë ndjeshmërinë e samitit në raport me zhvillimet e brendshme në Shqipëri.

Boçi theksoi se e drejta e protestës është kushtetuese dhe se vendi i ka të gjitha kapacitetet për t’i bërë.

Po kështu nënkryetari i selisë blu tha se Shqipëria ka mundësinë ta zhvendosë samitin te Pallati i Brigadave, për të shmangur çdo ngërç apo justifikim.

“Vendi i zhvillimit, në të gjitha rastet, pjesa e protestës zhvillohet afër perimetrit të zhvillimit të samitit, që mesazhet e qytetarëve të ndikojë tek samiti. Protesta duhet parë në dy anë, ka karakter zemërimi kundër qeverisë, sikurse karakter festiv nga ardhjes së liderëve europian. Duam që ky samit të ketë ndjeshmëri në raport me zhvillimet e brendshme. Është e drejtë kushtetuese. Shqipëria i ka kapacitetet të bëjë protesta. Përgjegjësinë e sigurisë nuk e kanë qytetarët, por institucionet. Ato parashikojnë çdo lloj reagimi. Klasik për t’u bërë samitet është dhe Pallati i Brigadave, dhe jo ai i Kongreseve. Ai që ka përgjegjësinë di të bëjë dhe ndryshimet, dhe organizimet. Nuk është i vetmi vend i përcaktuar ‘ja këtu, ja bjer dhe vdis’. Mund të ishte dhe koincidencë protesta jonë. Kush ka përgjegjësinë, ka dhe zgjidhet. Qeveria po krijon një artificë për të goditur si pjesë e propagandës, aksionin e opozitës. Jemi në stinë protestash.” – shtoi Boçi.