Vendosni fjalën kyçe....

Tajvani zbulon 43 avionë ushtarakë kinezë pranë ishullit


Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Tajvanit tha në një deklaratë se 43 avionë kinezë dhe 7 anije detare u zbuluan rreth ishullit në një periudhë 24 orëshe.

Ministria tha se 37 nga avionët e zbuluar kishin kaluar vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe kishin hyrë në jugperëndim dhe juglindje të Tajvanit, shkruan Barrons.

Linja mesatare ndan rrugën ujore prej 180 kilometrash të ishullin me Kinën. Këtë muaj, ministri i mbrojtjes së Tajvanit tha se Kina kishte rritur ‘frikësimin ushtarak’ gjatë këtij viti, duke vënë në lëvizje një numër në rritje avionësh luftarakë rreth ishullit dhe duke përshpejtuar vendosjen e raketave balistike.