Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për kreun e PD-së në Elbasan nxjerrin fitues Bledar Himçin


Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të ri Partisë Demokratike në Elbasan në një proces që zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Pas numërimit të votave kryetar është zgjedhur kandidati Blendi Himçi .

765 anëtarë kanë votuar për Himçin, ndërsa e dyta u rendit me 198 vota Klodjana Çapja.

Dy kandidatet e tjera Sonila Daiu dhe Eliona Gremi renditen në vendin e tretë dhe katërt, respektivisht me 79 dhe 68 vota dhe në fund Elior Vila vetëm me 40 vota.