Vendosni fjalën kyçe....

SPAK lëshon 11 urdhërarreste për inceneratorin e Fierit


SPAK ka lëshuar 11 urdhërarreste lidhur me hetimet për inceneratorin e Fierit. Pesë nga personat ndaj të cilëve ka urdhërarrest ndodhen jashtë Shqipërisë.

Ndër personat që janë në kërkim është edhe biznesmeni Mirel Mërtiri bashkë me Klodian Zoton e Stela Gugalljan.

Aktualisht në burg për inceneratorët janë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka e ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako.