Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Shëndetësisë viziton pacientët në Lushnjë: Situata në kontroll, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zbritur në terren për të monitoruar situatën në spitalin e Lushnjës për personat që po marrin ndihmën mjekësore nga zjarri i rënë fillimisht në qendrën tregtare “Metropol” që më pas u përhap edhe në banesat sipër.

Ministrja thotë se çdo gjë është në kontroll dhe të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut.

Sapo kemi vizituar të gjithë qytetarët që iu drejtuan spitalit në Lushnje. Janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën falë një pune të ekipit të mjekëve. Çdo gjë është nën kontroll, gjendja paraqitet e qetë, qytetarët kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe për momentin nuk kanë asnjë shqetësim.

Përpara se të vija në spital kam qenë edhe pranë qendrës tregtare. Situata është nën kontroll. Janë evakuuar të gjithë banorët dhe janë forcat e RENEA-s që po kontrollojnë kat më kat. Nga informacionet që kam, të gjithë janë të evakuuar dhe policia e zjarrfikëset janë aty për të vënë situatën nën kontroll.”, tha ministrja Koçiu.