Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Fierit/ 11 personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste, në pranga biznesmeni Arben Dervishaj


Majtas Arben Dervishaj, në mes Arbër Denizi, djathtas Arjola Kodra

Biznesmeni Arben Dervishaj është mes personave të arrestuar ditën e sotme pas një operacioni të Byrosë Kombëtare të Hetimit me kërkesë nga SPAK.

Ai është mes personave të ndaluar ndaj të cilëve SPAK lëshoi sot 11 urdhërarreste.

Personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarrestet janë: Arjola Kodra (Administratore e Inceneratorit të Tiranës), Arbër Denizi (Pivot 04), Juri Ymeraj (J.P.Y.), Silvester Dreza (Sili), Gentian Zifla, Enver Sheshi (Leli 17), Robert Shabani, Regan Merdani (Frogy SHPK) e Luran Dusha (Administrator i Inceneratorit tw Fierit).

Ndërkohë Mirel Mërtiri, Klodian  Zoto e Stela Gugallja janë mes personave të shpallur në kërkim, të cilët ndodhen jashtë vendit.

Arben Dervishaj është njëherazi zv.presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai dyshohet si i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta për inceneratorit të Fierit. Dervishaj ka përfituar mbi 740 mijë dollarë për konsulencën e dhënë për inceneratorët.

Emri i tij doli gjatë Komisionit Hetimor për inceneratorët në dëshminë e administrators së inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra.