Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi i nipit të deputetit socialist, Policia e Tiranës operacion për mjetet e blinduara, bllokohen tre të tilla


Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion për mjetet e blinduara që qarkullojnë në kryeqytet.

Si pjesë e këtij operacioni u ndalua në Qafë Kashar, Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u kap me një mjet të blinduar.

Policia e ka shtrirë operacionin në gjithë Tiranën duke kryer kontrolle e verifikime.

Deri tani janë shoqëruar disa drejtues të mjeteve të blinduara ndërsa tre të tilla janë bllokuar deri tani.

Ndërkohë babai i të ndaluarit, Xhelal Rraja tha se fakti që i biri lëviz me mjet të blinduar nuk është nuk arsye për ta ndaluar.

“Nëse djalit tim do i faktohet gjëja më e vogël ai le të përgjigjet. Im bir nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar, po nuk ka pse të ndalohet për këtë gjë. Makinën e kam unë me letra.” – u shpreh Xhelal Rraja.