Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Miçigan dhe Arizona: “Ndalni vjedhjen!”


Dhjetëra mbështetës të zemëruar të presidentit Donald Trump u mblodhën në qendrat e numërimit të votave në Detroit (në Miçigan) dhe Feniks (në Arizona).

“Ndaloni numërimin!”– brohorisnin mbështetësit e Trump në Detroit. “Ndaloni vjedhjen!”– ata në Feniks në Arizona.

Protestat erdhën pasi presidenti këmbënguli se kishte probleme të mëdha me votimin dhe numërimin e votave, veçanërisht të atyre me postë, dhe republikanët ngritën padi në shtete të ndryshme gjatë zgjedhjeve.

 

Protestuesit mbushën pjesën më të madhe të parkingjeve në një qendrër zgjedhore të zemëruar për shpalljen e Joe Biden si fitues në Arizona. “Fox News ta shpif!” – bërtisnin ata të mërzitur dhe me projeksionet e mediave.

Rep Paul Gosar, një republikan i Arizonës dhe mbështetës i vendosur i Trumpit tha: “Ne nuk do të lejojmë që këto zgjedhje të vidhen. Pikë. ”

Vëzhguesit nga të dy partitë kryesore politike ishin brenda qendrës zgjedhore ndërsa fletët e votimit përpunoheshin dhe numëroheshin, dhe procedura transmetohej drejtpërdrejt në internet në çdo kohë.

Policia bllokoi hyrjen e protestuesve në ndërtesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *