Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet në Qafë Kashar me mjet të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së


Nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rraja është ndaluar pas një operacioni të policisë në Qafë Kashar.

Ramazan Rraja është ndaluar me makinë të blinduar, raportoi gazetarja Klodiana Lala për BW.

Rraja është ndaluar pasi dyshohet se ka qenë një nga personat e maskuar e armatosur që hynë në një lokal në Lezhë, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2021.

Ky i fundit është një emër i lakuar nga policia duke qenë se është akuzuar më herët për trafik droge apo masakrën e Fushë Krujës ku u ekzetuan nipi i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj e dy shokët e tij Diklen Vata e Besmir Hoxha.