Vendosni fjalën kyçe....

Xi urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë


Udhëheqësi i Partisë Komuniste (CCP) Xi Jinping urdhëroi ushtrinë e Kinës që të përgatitet për luftë, teksa ajo zbuloi armën e fundit hipersonike.

Xi tha se dega ushtarake e Partisë duhet të stërvitet për luftë dhe të përgatitet për konflikte të paparashikuara.

Ai tha se ushtria duhet t’i kushtojë të gjithë energjinë e saj gatishmërisë luftarake dhe të punojë për të ‘rritur aftësinë e saj për të luftuar dhe fituar’, sipas medias shtetërore kineze Xinhua.

Ushtria ‘duhet të zbatojë idenë e Partisë për forcimin e ushtrisë në epokën e re’, tha Xi, duke përdorur një term për vizionin e CCP për një epokë të re historike në të cilën Kina është fuqia kryesore në botë.

Xi i bëri komentet gjatë një inspektimi më 8 nëntor të qendrës së komandës së operacioneve të përbashkëta të Komisionit Qendror Ushtarak, organi më i lartë i mbrojtjes së Kinës, kryetar i të cilit ai është.

Inspektimi përkoi me një shfaqje luftarake, gjatë së cilës ai zbuloi publikisht avionin më të përparuar luftarak për herë të parë dhe zbuloi një raketë të re hipersonike. Gjithashtu gjatë shfaqkes u treguar avioni më i përparuar luftarak ‘J-20’. Dihet pak për ‘J-20’, përveç se ai duket të jetë një klon i ‘F-35’ amerikan.

Mbetet e paqartë nëse ushtria kineze do ta përdorë avionin në një rol të gjithanshëm, në të njëjtën mënyrë që Shtetet e Bashkuara përdorin F-35, ose nëse do të specializohen në një fushë të veçantë, siç është epërsia ajrore.

Përveç avionit u ekspozua edhe raketa hipersonike YJ-21.

YJ-21, e referuar zakonisht si Eagle Strike 21, ka një rreze luftarake prej më shumë se 1200 miljesh dhe mund të fluturojë me shpejtësi që tejkalojnë 12 Mach. Sistemi, i quajtur ‘vrasës transportues’, duket i projektuar për të synuar aeroplanmbajtëset amerikane që veprojnë në Indo-Paqësor.