Vendosni fjalën kyçe....

“Të gjithë në këmbë nesër” – Thirrja e Metës për qytetarët një ditë para protestës


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e thirrur nesër përpara Kryeministrisë.

Ai shpërndan një video krahas së cilës shkruan: “Të gjithë në këmbë kundër rritjes së çmimeve, kundër thellimit të varfërisë, kundër shpopullimit dramatik dhe kundër largimit të dhimbshëm të të rinjve!
Koha është tani për të shpëtuar Shqipërinë!”