Vendosni fjalën kyçe....

“DSIK e pranoi vetë shkeljen e ligjit, verifikoi brenda 24 orëve Cakajn”


Deputeti Flamur Noka, ka reaguar në emër të Partisë Demokratike lidhur me deklaratën e DSIK-së për procesin e verifikimit të Gent Cakajt.

Duke iu referuar deklaratës së sotme të Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për pajisjen me Çertifikatën e Sigurimit të Personelit për Gent Cakaj, Noka thotë se ky institucion pranoi se ka shkelur ligjin duke verifikuar brenda 24 orëve.

“DSIK pranoi vete e zeza mbi te bardhe se eshte ne shkelje te ligjit dhe nje vegel politike ne duart e Edi Rames.

Drejtoria e Sigurise per Informacionin e Klasifikuar pranoi qe me te preferuarin e Edi Rames beri ate qe nuk e ka bere per asnje zyrtar qe duhet te pajiset me certifikate sigurie: e verifikoi brenda 24 oreve.”, shkruan Noka.

Sipas deputetit demokrat, është e pamundur të verifikohet një person Brenda 24 orëve në dy shtete. Noka thotë se Rama e ka kthyer DSIK-në në “kioskë dizinformuese”.

“Nuk ka asnje mundesi reale qe nje person te verifikohet per 24 ore ne dy shtete. Shkelja e ligjit eshte e padiskutueshme ne te gjithe proceduren e ndjekur nga DSIK me urdhrin e Edi Rames.

Rasti Cakaj tregoi se Edi Rama e ka shnderruar DSIK ne nje kioske dizinformuese dhe lavatrice te puneve te pista te qeverise, duke rrenuar seriozitetin e shtetit shqiptar ne syte e partnereve nderkombetar.

Ne vend qe partneret te na shohin si nje shtet serioz, Edi Rama u tregon atyre se sekreti shteteror i nje vendi te NATO-administrohet ne menyre banditeske per interesa thellesiht personale dhe shpesh here, kunder interesit kombetar.”, shkruan Noka.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, kërkoi sot ngritjen e një Komisioni Parlamentar Hetimor për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që është në varësi të Kryeministrit.

Përmes një njoftimi zyrtar, DSIK thotë se se pajisja me Çertifikatën e Sigurimit të Personelit për Gent Cakaj është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi.