Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Divjakës niset me urgjencë drejt Traumës pas plagosjes me thikë


Tranferohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili u plagos me thikë ditën e sotme së bashku me shoferin e tij, Gazmend Bullari.

Lidhur me ngjarjen e rëndë është vënë në pranga ish-punonjësi i tij, Orges Xhelali.

Gjendja e Kokoneshit thuhet se është e rëndë, pasi sipas VOA-s kryebashkiaku ka marrë plagë të rënda pas goditjeve 6 herë me thikë në shpinë. Ndërsa shoferi i tij, Gazmend Bullari, ka marrë goditje në pjesën e barkut dhe ka pësuar dëmtime serioze në stomak, duke bërë që gjendja e tij të jetë akoma më e rënduar.