Vendosni fjalën kyçe....

Vijon mbledhja e Kolegjit të PD-së, mendime të kundërta për daljen në zgjedhje


Vijon prej orës 11 me diskutime të forta mbledhja e Kolegjit të kryetarëve të Partisë Demokratike.

Kryetari i degës së Mirditës, Mark Ruçi ka deklaruar se PD zyrtare duhet të dalë me 61 bashki. Nga ana tjetër kreu i Degës së Durrësit Joni Myshketa është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por ‘duhet të ruajmë përçarjen e mëtejshme’ është shprehur ai.

Kryetari i degës së PD në Kuçovë, shprehet kundër propozimeve të deputetëve që PD zyrtare të futet vetëm me Këshilla Bashkiakë. Ai ka deklaruar se PD duhet të futet patjetër me kandidat.

Edhe Pëllumb Seferi i degës 8 kërkon kandidat me logon zyrtare në Tiranë.

Sipas Report tv, reagim i ashpër erdhi përgjatë mbledhjes, thonë burimet nga kreu i degës së Dibrës, Naim Gazidede që njëherësh është edhe kandidati i Alibeajt për Bashkinë e Dibrës. Nisur nga propozimet e bëra në mbledhjet e grupit parlamentar dhe kryesisë nga deputetja e Qarkut të Dibrës Dhurata Çupi, Gazidede thotë se PD ose duhet të dalë me kandidatë për kryebashkiakë, ose mos të futet fare në zgjedhje.