Vendosni fjalën kyçe....

SPAK ankimoi vendimin për Etleda Çiftjan, avokati kallëzues: Kjo kushtetutë shërben vetëm për të fshirë b**ën


Anëtarja e KPK-së Etleda Çiftja u paraqit këtë të premte në Apelin e GJKKO-së, pasi SPAK ankimoi vendimin e mëparshëm të GJKKO-së ku kjo e fundit shpallej e pafashme lidhur me akuzat për deklarim të rremë e fshehje pasurie, si dhe të Falsifikimit të dokumenteve.

Avokati kallëzues Ndue Pjetra doli i revoltuar sot para medieve, ku tha se Kushtetuta në Shqipëri shërben vetëm “për të fshirë b*thën me të”. Ai shtoi se veriorët e ndershëm janë hequr nga sistemi dhe janë lënë vetëm jugorët që lëkunden. 

“Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në gjykatën e apelit dhe vendosi të na thërrasë. U kërkua qëndrimi i palëve, jemi kushtet që jemi kallëzuesi dhe viktima, pra kushtetua e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë, e vetmja vlerë që ka është që në momentin që të ndërpritet energjia apo të mos ketë as ujë për tu larë, u shërben qytetarëve me fshi b*then me të. Kanë heq gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe kanë lënë ata që lëkunden, pra kanë hequr pjesën veriore, dhe kanë lënë ata të jugut që binden. Ne do vazhdojmë deri sa të shprehet gjykata. Janë shkelur të gjitha procedurat dhe çështja duhet të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Këta gjyqtarë janë ata që të dënojnë dhe po të njëjtët që të lirojnë.”- tha avokati.

Në shtator, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi dënimin me 18 muaj burgim për Çiften, e cila akuzohet për deklarim të rremë, fshehje të pasurisë, si dhe falsifikim të dokumenteve. Por GJKKO gjykoi se ajo ishte e pafajshme.

SPAK tanimë ka ankimuar vendimin dhe kërkon 1 vit burg të konvertuar në shërbim prove për anëtaren e KPK-së, një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.