Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna dhe është trupi i vajzës 9-vjeçare së Alma Arrazit, ndërsa blutë po kërkojnë për këtë të fundit dhe dy fëmijët e saj të tjerë, një vajzë, 8 vjeç, dhe një djalë, 3 vjeç.
Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.
Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 6 dhe 3 vjeç. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.
Denoncimin në polici e ka bërë ditën e djeshme bashkëshorti i 39-vjeçares me iniciale A. A.
31-vjeçari ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur.
“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzua se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 3 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, njoftimi i policisë.
Gjithashtu Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër. Babi Ergys Arrazi ka dhunuar bashkëshorten dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare është vetëmbytur në lumin Buna.
Në njoftimin e policisë thuhet se është vënë në pranga 31-vjeçari babi i fëmijëve për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.
Gjithashtu në njoftim thuhet se, bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.
NJOFTIMI I POLICISË
“Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.
9-vjeçarja është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.
Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.
Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.
Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.
Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.
Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”.
Ndërkohë sipas disa detajeve të tjera, dyshohet që nëna Alma Arrazi është hedhur bashkë me tre fëmijët nga ura e lumit Buna. Fillimisht, ajo ka pirë një kafe me kunatën e saj dhe më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem.
Policia ka marrë në pyetje familjarë të Almës dhe bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi, i arrestuar nën akuzën se ushtruar dhunë ndaj tyre dhe i ka çuar drejt vetëvrasjes. Gjithshtu ka qenë kunata ka rrëfyer në polici edhe dhunën sistematike që ushtronte 31 vjeçari ndaj gruas.
Sipas informacioneve, 39 vjeçarja pasi ka pirë kafe në shëtitoren në hyrje të Shkodrës dhe pasi secila ka qenë në rrugë të vet, ka shkuar dhe hedhur në ujërat e lumit Buna, nga ura e vjetër e Bunës. Policia disponon edhe pamjet ku dy kunatat kanë pirë kafe me tre fëmijët. Policia ka marrë në pyetje familjarë të të dyja palëve.
Siç është bërë me dije, pas denoncimit në polici të 31 vjeçarit se bashkëshortja është larguar nga banesa me tre fëmijët, është gjetur trupi i vajzës së madhe 9 vjeçare, grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe kunata e 39 vjeçares ka raportuar se ka pasur dhunë sistematike. Nuk ka rekorde për dhunë në familje të denoncuara nga 39 vjeçarja.
Polumbarët në lumin Buna po vazhdojnë kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e një nëne dhe dy fëmijëve të saj të cilët dyshohet se janë vetëmbytyr.
Më tej Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndër të tjera në dëshminë e tij në polici, shtetasi Erdgys Arrazi teksa është ndaluar për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes të bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në ujërat e lumit Buna, 31-vjeçari Arrazi nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët.
I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin. Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.