Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali reagon pas rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD-së: Nuk pranojmë kushte për Presidentin nga i shpalluri “non grata”


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas rezolutës së votuar në Këshillin Kombëtar të PD-së i dalë nga Kuvendi i 30 prillit i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Spiropali thotë se PS-ja nuk njeh asnjë vendim që buron nga një personazh i listës së zezë të SHBA-ve.

Sipas Ministres e cila është edhe pjesë e grupit negociator për Presidentin nga ana e shumicës thotë se Berisha mblodhi Këshillin për të vendosur kusht që të hyjë në negociata vetëm nëse pranohet kandidati i tyre.

Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”-shkruan Spiropali.