Vendosni fjalën kyçe....

Lula i Brazilit propozon monedhën e përbashkët të Amerikës së Jugut


Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva propozoi krijimin e një monedhe të përbashkët në rajon gjatë një takimi me krerët e shteteve të Amerikës së Jugut në Brasilia të martën.

Monedha e vetme do zbatohej për bllokun tregtar ‘Mercosur’, i përbërë nga Argjentina, Brazili, Paraguai dhe Uruguai, sipas vizionit të Lulës. Bisedat për krijimin e një monedhe të përbashkët atje janë shfaqur periodikisht që nga themelimi i saj në 1991.

Në fjalimin e tij të hapjes, Lula propozoi ‘forcimin e identitetit të Amerikës së Jugut në politikën monetare, nëpërmjet mekanizmave më të mirë kompensimi dhe krijimit të një njësie të përbashkët transaksioni për tregtimin’, në vend që të mbështetet në monedhat jashtërajonale.

Lula argumentoi gjithashtu se bankat e zhvillimit rajonal si Andean Development Corporation (CAF), Banka e Jugut dhe Banka e Zhvillimit të Brazilit BNDES duhet të bëjnë më shumë për të financuar zhvillimin social dhe ekonomik në rajon.

Nuk është hera e parë që liderët rajonalë kanë hedhur idenë e krijimit të një monedhe të përbashkët në Amerikën e Jugut. Megjithatë, analistët janë skeptikë se projekti mund të fillojë së shpejti për shkak të dallimeve në politikën monetare në gjithë rajonin.

“Nëse krahasojmë Eurozonën, diskutimet mbi monedhën e përbashkët filluan që në vitet 1950. Pastaj ata krijuan zona të tregtisë së lirë, marrëveshje doganore dhe një treg të përbashkët. Vetëm atëherë ata krijuan një komision në gjendje të drejtonte punën, së bashku me një këshill të përbashkët dhe një gjykatë evropiane.” – tha juristi brazilian Ives Gandra për degën e CNN, CNN Brasil.