Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftjan


Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja e cila akuzohet për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumenti, është shpallur e pafajshme nga GJKKO.

Pas përfundimit të seancës, Çiftja doli në një prononcim për mediet ku tha se akuzat ndaj saj kanë qenë një sulm ndaj Reformës në Drejtësi.

Ajo tha se mezi pret të publikohet vendimi i plotë i gjykatës, që të gjithë të kuptojnë se ajo s’ka bërë asgjë të paligjshme.

“Do vijoj detyrën time si anëtare e KPK-së, pasi shumë kush e ka përdorur apo ka përfituar nga kjo çështje. Shumë kush është përpjekur që përmes kësaj çështje të dëmtojë reformën në drejtësi, e procesin e vetingut.

Por unë mendoj se me vendimin e sotëm, shpresoj shumë që ky vendim të publikohet i plotë me qëllim që përgojimi i emrit tim prej një viti apo më shumë në media të kuptohet e qartë cila ka qenë historia e nëse Etleda Çiftja është falsifikatore apo deklaruese e rremë e pasurive të paligjshme. Asnjë herë. Kam pasur dy kontrolle e asnjë herë s’kam pasur probleme me pasurinë.”- tha Çiftja.

Duke iu kujtuar se akuzat ndaj saj janë ngritur nga SPAK, Çiftja u pyet nga gazetarët “nëse qenka SPAK që nuk e do drejetësinë”.

Ajo u përgjigj: “Këtë nuk e them dot, SPAK ka bërë punën, por jam e bindur që kallëzuesit po”.

Njoftimi i GJKKO-së

– Lidhur me shpenzimet procedurale.
47. Në bazë dhe për zbatim të nenit 393 paragrafi 1 dhe 485 të Kodit të

Procedurës Penale shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
PËR KËTO ARSYE:
Gjykata, bazuar në nenet 112, 190, 332/dh pika 1, gërma “b”, 379 pika 2, 380,
388 pika 1 gërma “b”, 403, 405 dhe 406 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve
186/1 dhe 257/a/2 të Ligjit Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar,

VENDOSI:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar 103 | F a q e nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara dhe të përshkruara në Urdhrin e datës 21.06.2022 “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit” të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, t’i kthehen noteres L.K; ASHK, Tirana Veri, Arkiva vendore; ASHK, Dega Kavajë dhe Bankës Amerikane të Investimeve.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. 5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. U shpall sot në Tiranë, më datë 16.09.2022