Vendosni fjalën kyçe....

Mbesa e diktatorit fashist Mussolini kthehet në Parlamentin Europian


Alessandra Mussolini, mbesa e diktatorit fashist Italian Benito Mussolini, është sërish deputete e Parlamentit Evropian (PE). Ajo ishte një nga tetë zëvendësuesit e eurodeputetëve italianë që kanë zënë vende në parlamentin kombëtar.

Musolini ka shërbyer më parë si eurodeputete për Italinë nga viti 2014 deri në vitin 2019, kur humbi mundësinë për rizgjedhje. Para kësaj, ajo ka qenë anëtare e Dhomës së Deputetëve në dy raste, në vitet 1992-2004 dhe 2008-2013.

Në vitin 2020, ajo kritikoi publikisht një politikë të partisë së saj, Forza Italia (FI) të Silvio Berlusconit dhe njoftoi tërheqjen nga politika, duke e quajtur atë një ‘histori të mbyllur’ në një intervistë me gazetën italiane ‘Il Tempo’.

E lindur në Romë në vitin 1962, Alessandra është vajza e djalit të katërt të Musolinit, Romano. Para se të hynte në politikë, ajo kishte një karrierë në modeling dhe aktrim, e ndihmuar nga tezja e saj nga nëna, aktorja Sophia Loren.

Gjatë kohës së saj në politikë, ajo në shumë raste ka mbrojtur gjyshin e saj famëkeq, i cili formuloi ideologjinë e fashizmit dhe sundoi Italinë nga viti 1922 deri në 1943 si ‘Il Duce’. Pas dorëzimit të Italisë në 1943, ai u evakuua nga parashutistët nazistë para se të kapej më pas e të ekzekutohej nga partizanët komunistë në vitin 1945.

Si Musolini ashtu edhe kryeministrja e tanishme Giorgia Meloni ishin anëtarë të Lëvizjes Sociale Italiane (MSI), një parti që konsiderohet gjerësisht si pasardhëse ideologjike e fashistëve. Meloni u bë kryeministrja e re e Italisë në tetor, pasi koalicioni i udhëhequr nga partia e saj Fratelli d’Italia  fitoi zgjedhjet e përgjithshme.