Vendosni fjalën kyçe....

Drejtuesit e lartë ikin nga Twitter pasi Musk përmend ‘falimentimin’ – Media


Të paktën gjashtë drejtues thuhet se kanë dhënë dorëheqjen nga Twitter këtë javë. Pronari i ri i platformës së mediave sociale, Elon Musk, thirri një takim të enjten, duke njoftuar një rikthim në oraret e azkonshme të punës dhe duke përmendur mundësinë e falimentimit nëse kompania nuk gjen një mënyrë për t’u bërë fitimprurëse.

Midis largimeve ishte shefi i sigurisë dhe moderimit, Yoel Roth, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të brendshme. Musk e kishte mbajtur Roth, pavarësisht ankesave nga konservatorët se ai kishte qenë përgjegjës për pjesën më të madhe të censurës politike në platform, një nga arsyet që CEO i Tesla e SpaceX përmendi për blerjen e kompanisë.

“Pamja ekonomike përpara është e tmerrshme.” – shkroi Musk në një email, sipas Neë York Times. “Pa të ardhura të konsiderueshme nga abonimet, ka një shans të mirë që Tëitter nuk do i mbijetojë rënies së ardhshme ekonomike.”

Nëse Twitter nuk mund të nxjerrë fitime nga programi i tij mujor prej 8 dollarësh ‘Blue’, falimentimi është një mundësi shumë reale, thuhet se tha Musk, duke shtuar se platforma aktualisht është shumë e varur nga reklamat.

Një numër kompanish kanë tërhequr reklamat e tyre nga Twitter në javët e fundit, për shkak të një fushate presioni nga aktivistët e majtë, të pakënaqur me blerjen e kompanisë nga Musk.

Së bashku me Roth, pesë drejtues të tjerë u larguan këtë javë. Drejtuesit e privatësisë, sigurisë së informacionit dhe pajtueshmërisë dhanë dorëheqjen pak përpara afatit për dorëzimin e një raporti në qeverinë e SHBA-së, i kërkuar sipas një marrëveshjeje të vitit 2011 me Komisionin Federal të Tregtisë.