
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Gramshit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë anësore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, duke bërë që drejtuesja të humbte kontrollin e automjetit. Si pasojë, mjeti ka devijuar nga korsia dhe është përplasur me forcë me shtyllën.
Nga aksidenti, drejtuesja e automjetit ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e personave të tjerë që mund të kenë qenë në automjet.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksident.
Hetimet për rastin vijojnë.