Vendosni fjalën kyçe....

Lana Del Rey frymëzohet nga sulmet në Ohio dhe Teksas për këngën e re (VIDEO)


Pas sulmeve me dhjetëra viktima në Teksas dhe në Ohio, këngëtarja Lana Del Rey po punon për një këngë të re e frymëzuar nga ngjarjet e ndodhura në fundjavë.

Këngëtarja ka publikuar në “Instagram” një video të këngës që e ka titulluar “Në kërkim të Amerikës”, vetëm disa orë pasi e ka shkruar atë.

Në video shfaqet prodhuesi i saj, Jack Antonoff i cili luan në kitarë, ndërkohë që Del Rey këndon: “Unë jam ende duke kërkuar për versionin tim të Amerikës. Një pa armë, ku flamuri mund të fluturojë lirshëm. Asnjë bombë në qiell, vetëm fishekzjarre dhe ti dhe unë”.

Të shtënat në Texas dhe Ohio lanë 31 njerëz të vdekur gjatë fundjavës, shkruan “BBC“.

“Unë e di që nuk jam politikane dhe nuk po përpiqem të jem, kështu që më falni që kam një mendim. Por, në dritën e të gjitha të shtënave masive dhe në veçanti të dy ditëve të fundit … Unë thjesht doja ta postoja këtë video.”

Del Rey nuk është muzikantja e vetme që ka reaguar për sulmet dhe kritikon mungesën e veprimit të politikanëve për kontrollin e armëve.

Presidenti Trump i dënoi të shtënat të hënën, duke thënë: “Sëmundja mendore dhe urrejtja e tërheqin këmbëzën, jo arma”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *