Vendosni fjalën kyçe....

Aktori e regjisori Warren Beatty akuzohet se përdhunoi 14-vjeçaren në vitin 1973


Aktori, regjisori e producenti i famshëm Warren Beatty është paditur nga një grua, e cila e akuzon se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale në vitin 1973, kur ajo ishte ende e mitur.

Në padinë e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit në fllim të javës, Kristina Charlotte Hirsch pretendon se Beatty, 85 vjeç, e përdori statusin e tij si person i famshëm për të joshur, manipuluar, shfrytëzuar dhe detyruar kontaktin seksual me të kur ajo ishte 14 vjeç ndërsa ai rreth 36 vjeç.

Hirsch pretendon se, pasi e takoi atë në një set filmi, Beatty dyshohet se nisi ta ftonte në dhomën e tij të hotelit, si dhe t’i ofronte ndihmë me detyrat e shtëpisë dhe ta merrte xhiro me makinë.

Ajo thotë se ka vuajtur nga ‘shqetësimi i rëndë emocional, fizik e psikologjik’ si rezultat i marrëdhënies së supozuar dhe kërkon dëmshpërblim nga Beatty.

Paditësja i bëri publike pretendimet e saj për herë të parë në vitin 2017. Ajo tani ka ngritur padinë në përputhje me të ashtuquajturin ligj të Kalifornisë të vitit 2019, i cili u jep të mbijetuarve të abuzimit seksual një afat tre-vjeçar për të anashkaluar statutin e kufizimeve.

Beatty fillimisht u bë i famshëm pasi luajti në filmin e vitit 1967 ‘Bonnie and Clyde’. Në vitin 1982, ai fitoi një çmim Oscar dhe një Golden Globe për regjinë e ‘Reds’, një film historik për lëvizjen komuniste në SHBA.

Hirsch u shfaq në filmin e vitit 1982 ‘Countryman’ së bashku me bashkëshortin e saj të atëhershëm Hiram Keller.