Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj nxjerr dokumentin e akuzon Ramën: Mashtroi për kompaninë e Portit të Durrësit, u krijua në vitin 2021, asnjë lidhje me Emaar


Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Rama për mashtrim për sa i përket kompanisë që do marrë Portin e Durrësit.

Shehaj ka publikuar dokumentin e themelimit të kompanisë North East Real Estate Holding Limited, e cila është krijuar në nëntor të vitit 2021 dhe nuk është aspak kompani e rëndësishme e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shehaj thekson se kompania në fjalë nuk ka asnjë historic financiar e mbi të gjitha asnjë lidhje me kompaninë Emaar.

“Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar.

Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura. Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar. Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë.” – shkruan Shehaj.