Vendosni fjalën kyçe....

Rama-opozitës: S’do ju lëmë asnjë shteg deri në vitin 2029 të vini në vendin tonë


Kryeministri Rama u është drejtuar deputetëve të opozitës duke theksuar se PS-ja do i mundë të paktën deri në zgjedhjet e vitit 2029.

Në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti, kreu i qeverisë tha se ai siguron mbrojtje për familjet për sa i përket ruajtjes së paprekur të çmimit të energjisë elektrike.

Rama tha gjithashtu se qeverisja e tij do ndihmojë biznesin e vogël duke mos i rritur taksat ndërsa shtoi se buxheti kishte parashikuar ndihmë për pensionistët, të rinjtë e kategoritë në nevojë.

 “Biznesit të vogël nuk i 10 fishohet apo shtohet asnjë lloj barre. Është trajtuar si aleat i kësaj qeverie, me zero taksa. Zero TVSH , zero tatim fitimi, ashtu do jetë deri në 2029, e kemi marrë në përsipër dhe qoftë edhe për këtë premtim në nuk do ju lëmë për asnjë arsye , asnjë shteg që deri në 2029 t’ju shkojë ndërmend që të mund të vini këtu në vendin tonë. Ne jemi në anën e njerëzve të zakonshëm dhe në anën e biznesit të vogël. Nga 2017 në 2021 rritja ekonomike ka qenë tri herë më e lartë se huamarrja. Në fund të ditës nuk ka rëndësi sa borxh merr, por sa nxjerr. Lajmi tjetër I këtij buxheti është se ky buxhet është dyfishi I atij të 2013. Në këtë buxhet do të fokusohem vetëm tek mbrojtja e familjeve e biznesit të vogël. Mbështetja buxhetore për mbrojtjen për çmimin e energjisë, është thembra e Akilit. Mbrojtja e familjeve nga çmimi i energjisë është thelbi I gjithë rrjetit mbrojtës së luftës, sikundër edhe për biznesin e vogël. Përvec indeksimit të pensioneve do vijojmë me bonusin e fundvitit, me të gjithë vështirësinë e këtij viti. Shtoj se kemi një paketë fiskale me pak ndryshime, ku nuk është ndryshimi ku ju të pafetë, pa fytyrë ja ulëritët për ditë të tëra atyre që merren me biznes të vogël duke i nxitur të dalin në protesta, por nuk dolën se nuk janë aq budallenj të vijnë pas jush.” – tha ndër të tjera Rama.