Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një xhami në Afganistan, mbi 30 viktima (Video)


Të paktën 30 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një xhami shiite në Kandahar, Afganistan.

Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në xhaminë ‘Imam Barga’ ndërsa adhuruesit shiitë po mblidheshin për faljen e përjavshme.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale treguan pasojat e shpërthimit, me tym që dilte nga zona ku ndodhet xhamia, në qendër të qytetit.

Videot shqetësuese treguan trupa, të mbuluar me batanije, ndërsa ishin të rrethuar nga adhuruesit të cilët u përpoqën t’i ndihmonin pas shpërthimit.