Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohen në brigjet italiane disa anije me emigrantë, OJQ-të kritika kryeministres Meloni


Qeveria e formuar së fundmi e Italisë nën kryeministren Giorgia Meloni ka zbatuar premtimin e saj të fushatës për të goditur emigracionin e paligjshëm, me mbi 200 refugjatë që u është ndaluar zbarkimi në vend nga anijet e shpëtimit të OJQ-ve.

Për 14 ditët e fundit, anijet e drejtuara nga organizata bamirëse evropiane si SOS Mediterranee, SOS Humanity dhe Mjekët pa Kufij, janë përpjekur të ankorohen në portet e Italisë për të shkarkuar disa qindra emigrantë të shpëtuar nga varkat e mbingarkuara që tentonin të kalonin Detin Mesdhe nga Afrika e Veriut në Evropë.

Të dielën, autoritetet italiane lejuan Humanity-1 të drejtuar nga Berlini dhe Geo Barents me flamur norvegjez të ankoroheshin në portin italian të Catania-s për të shkarkuar disa nga pasagjerët e tyre, megjithatë, vetëm grupe të zgjedhura njerëzish u lejuan të zbrisnin.

Humanity-1 ishte në gjendje të shkarkonte 144 fëmijë, gra shtatzëna, nëna me foshnja dhe njerëz që kishin nevojë për kujdes urgjent mjekësor, ndërsa 35 burra mbetën në bord. Geo Barents u lejua të lirojë 357 pasagjerë, por 215 burra janë ende të bllokuar të largohen nga anija.

Kapitenët e anijeve të OJQ-ve, po kundërshtojnë të largohen nga porti i Katanias ‘derisa të gjithë të mbijetuarit e shpëtuar të jenë zbarkuar’. SOS Humanity është zotuar të nisë veprime ligjore kundër Romës, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjit evropian dhe Konventës së Gjenevës për Refugjatët.

Ndërkohë, dy anije të tjera të OJQ-ve janë bllokuar në det pasi asnjë port italian nuk është i gatshëm t’i pranojë.