Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina në Lezhë


Një makinë është djegur gjatë natës në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar në lagjen e spitalit ndërsa dyshohet se djegia ka qenë e qëllimshme.

Zjarrfikësit e shkuar në vendngjarje kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve që kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në pjesën e përparme të tij.

Policia ka sekuestruar kamerat që ndodhen në zonë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.