Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 2 milionë njerëz e kanë braktisur vendin nga lufta, ku po shkojnë refugjatët ukrainas?


Sipas OKB-së numri i refugjatëve që ikin nga lufta në Ukrainë tani është mbi dy milionë.

Siç shkruan BBC ata po kalojnë në vendet fqinje në perëndim, si Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria dhe Moldavia.

Një numër më i vogël refugjatësh kanë shkuar edhe në Rusi dhe Bjellorusi.

OKB thotë se deri më tani: 

  • Polonia ka mirëpritur mbi 1,204,000 refugjatë
  • Hungaria 191,000 refugjatë
  • Sllovakia 141,000 refugjatë
  • Moldavia 83,000 refugjatë
  • Rumania 82,000 refugjatë
  • Rusia 99,300 refugjatë
  • Bjellorusia 453 refugjatë

Po sipas OKB-së, më shumë se 183 mijë njerëz kanë lëvizur përsëri nga këto vende për në vendet e tjera në Evropë.